Transmetuar më 05-01-2018, 13:08

Përdorimi i shpeshtë i një veshjeje çon në vjetrimin e tyre dhe kjo gjë shoqërohet edhe me zverdhje. Por si të veproni për ti rikthyer veshjet si të reja?

Limoni është një frut shumë i dobishëm, sidomos për rrobat e bardha. Në sajë të vetive të tij lejon që rrobat të rifitojnë bardhësinë e fillimit.

Shtoni lëngun e dy kokrrave limoni, brenda ujit të valuar dhe fusni rrobën që dëshironi të zbardhni. Një tjetër mënyrë është që të hidhni lëngun e limonit brenda lavatriçes suaj, shkruan noa.al.

Nëse doni që efekti i bardhësisë të jetë edhe më i madh, nderini rrobat në diell.

Soda e bukës është një element që ndihmon në zbardhimin e rrobave që mund të jenë zverdhur. Për të pasur bardhësi si të dëborës, hidhni tre lugë sodë në lavatriçe. /a.y/noa.al