Transmetuar më 05-01-2018, 12:50

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes bën evidentimin e dëmeve për bizneset e përmbytura.

Përmbytja e disa javëve më parë shkaktoi dëm të madh ekonomik e psikologjik në aktivitetin e dhjetëra sipërmarrësve.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, e ka ndjekur këtë proces nga afër krah biznesit duke i asistuar ata qoftë me ndihmat e para e gjer tek mbështetja e mëtejshme për rimëkëmbjen e tyre.

Duke pasur parasysh problematikat fiskale të krijuara tek bizneset në përmbytjen e vitit 2016, ministrja Qato në bashkëpunim me pushtetin lokal mori masat për të evidentuar dëmin fiskal të këtyre bizneseve.

Falë ndërmjetësimit të zyrës së Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është mundësuar lëshimi i vërtetimit të fatkeqësisë për subjektet, i parashikuar më parë vetëm për familjarët, duke çelur kësisoj nisjen e evidentimit të dëmeve për dhjetëra subjekte të dëmtuara në të gjithë Shqipërinë. /a.y/noa.al