Transmetuar më 05-01-2018, 12:38

Pirja e duhanit gjatë shtatëzanisë shkakton efekte të shumta të dëmshme siç janë lindja para kohe dhe zhvillimi i kufizuar i foshnjes. Për femrat më të vjetra, rreziqet e pirjes së duhanit mund të jenë edhe më të mëdha.

Sipas një studimi të fundit, nënat që pinë duhan gjatë shtatzënisë rrisin edhe rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë tek fëmijët e tyre.

Hulumtuesit gjetën se shumë gra që janë ekspozuar ndaj nikotinës, kanë mundësi më të madhe për të pasur një fëmijë të prekur nga sëmundje të rënda mendore.

Prezenca e nikotinës në gjakun e nënës, ishte e lidhur me 38 përqind më shumë mundësi për t’u prekur nga kjo gjendje. 

Profesor Alan Brown, nga Universiteti i Columbia, New York, ka thënë: “Këto rezultate nënvizojnë vlerën e arsimimit të vazhdueshëm të shëndetit publik mbi pasojat potencialisht negative, dhe kryesisht të parandalueshme, që pirja e duhanit mund të ketë mbi fëmijët me kalimin e kohës. Studime të mëtejshme mund të hedhin dritë saktësisht se si nikotina ndikon në trurin e fetusit”.

Cigaret përmbajnë më shumë se 400 kimikate, 60 prej të cilave mund të shkaktojnë kancer. Kur pini duhan gjatë shtatzanisë këto kimikate kalojnë në gjakun tuaj, i cili është i vetmi burim oksigjeni dhe ushqimi për beben. 

Asnjë nga keto kimikate nuk është i mirë për fëmijën tuaj dhe dy prej tyre janë veçanërisht të dëmshme, nikotina dhe karboni. Këta dy përbërës shkaktojnë komplikacione gjatë shtatzënisë. Duke pirë duhan gjatë shtatzënisë ju sforconi frymëmarrjen e bebes suaj. /b.l/noa.al/