Transmetuar më 05-01-2018, 12:12

Pas festave të fundvitit pjesa më e madhe e njerëzve kanë marrë disa kilogramë më shumë, ku tashmë ndihen më të fryrë dhe më të rënduar.

Por për të humbur peshë në mënyrë të shpejtë ju vjen në ndihmë një lëng, i cili mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi.

Gjithë çfarë ju duhet janë 4 karota, një mollë, një kërcell selinoje, një tufë spinaq dhe lëngu i një limoni të vogël.

Futini të gjithë përbërësit në frulator dhe përziejini bashkë. Pika e forcës e këtij lëngu, përveç limonit është dhe karota.

Ky element ushqimor është i pasur me fibra të lehta i cili mundëson që të ndihemi të ngopur më gjatë. /a.y/noa.al