Transmetuar më 05-01-2018, 10:45

Portieri kosovar Samir Ujkani, është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Efnana Jusufi ka sjellë dje në jetë një vajzë.

Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht vëllai i tij, Emir Ujkani, i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi të mbesës së porsaardhur në jetë. 

Më pas, ka qenë edhe vet Samiri, i cili në llogarinë e tij në Instagram ka hedhur një fotografi ku shfaqet së bashku me vajzën. 

“Mirë se erdhe në jetën tonë princeshë”, ka shkruar Ujkani në 4 gjuhë të ndryshme, shqip, anglish, italisht dhe në gjuhën holandeze në mbishkrimin e fotografisë.

 Çifti ishte martuar në korrik të vitit të shkuar, në një ceremoni madhështore./b.l/noa.al/