Transmetuar më 05-01-2018, 08:00

“Alo ke fituar 24 milionë”, ishte kjo telefonata e papritur që mori, e cila i ndryshoi jetën.

U telefonua nga “National Lottery” në Angli, duke u shokuar nga lajmi i gëzueshëm që mori.

Amo Riselli një taksist nga Glouchester u lajmërua nëpërmjet një telefonate se kishte fituar 24 milionë sterlina në lotari, ose thënë ndryshe 27 milionë euro.

Në videon që Noa.al sjell më poshtë shihet reagimi i tij i papërmbajtshëm, ku lëshon klithma gëzimi dhe hidhet nëpër shtëpi.

Pamjet e këtij momenti po bëjnë bujë, për shkak se Riselli nuk arrin që të kontrollojë veten nga fitorja marramendëse e ditëve të fundit të dhjetorit. /a.y/noa.al