Transmetuar më 05-01-2018, 00:03

Nga Mero Baze

Një nga sëmndjet “foshnjore” të prokurorisë sonë, ka qenë për dy dekada, loja me dosjet me ndjeshmëri të lart politike, duke I çuar ato gjysmake në Gjykatë dhe duke larë duart me procesin. Kështu ka ndodhur me dosjen e Rrugës së Kombit, Gërdecit, 21 Janarit, Fazllicit, kasetës Meta Prifti, e deri tek Fullani. Gjithë shpikjet e prokurorisë sonë kanë qenë si të bëjnë zhurmë me të madhe për një dosje dhe si të mos çojnë asgjë thelbësore në gjykatë.

Kjo traditë ka prodhuar së fundi dhe dy ngjarje që kanë rikthyer vemendjen tek prokuoria. KQZ ka kthyer për informacione plotësuese dosjen e dy deputetëve, mandatet e të cilëve sipas Prokurorisë bien ndesh me ligjin e dekriminalizimit, ndërsa sot Gjykata e Apelit ka liruar djalin e biznesmenit Lefter Sota arrestuar për transport të paligjshëm të pareve në adresë të kompanisë Kurum.

Edhe pse ka një nxitim për ti interpetuar këto si “kthesë” e prokurorisë, në të vërtet të dy proceset dëshmojnë të kundërtën fakti që prokuroria tek ne vazhdon të ketë probleme serioze me formulimin e akuzave pasi bën më shumë politikë se sa punë profesionale.

Në rastin e dy deputetëve, Prokuroria është përballur me pamundësinë  e KQZ për të gjykuar me aq informacion sa ka, mbi konfliktin me ligjin, ndërsa në rastin e Sotës, gjykata ka vendosir lirinë me kusht, për shkak se prokuroria politikisht ka bashkuar dosjen Sota me atë të Saimir Tahirit, e cila mund të zgjas pa fund.

Dosja Sota është e thjeshtë për tu hetuar. Djali I biznesmenit mund të përballet me ligjin për drejtim të mjetit pa patentë dhe transport të paligjshëm paresh dhe kjo mund të hetohej shpejt e të çohet në Gjykatë. Lidhja me dosjen Tahiri, është thjeshtë vendim politik, I cili edhe ashtu I ka dhënë boll kosto politike Saimir Tahirit por nuk është vepër penale. Prokuroria duhet ta hetoj dhe ta gjykoj Sotën për dosjen e tij dhe jo ta mbaj peng të dosjeve që ajo ka si objektiv politik.

Në të dy rastet pra kemi vazhdimin e atavizmës së përdrimit poltik nga e cila vuan prokuroria jonë.

Dhe nuk është hera e parë që prokuria vepron kështu. Në gjithë cështjet me ndjeshmëri të lart politike, Prokuroria jonë ja ka marr dorën dhe vepron njësoj. Bën sikur gjen prova të fota, ngre tym, çon dosje jo profesonale në gjykatë, pastaj thotë i liroi gjykata.

Ky në fakt është kulmi I përdorimit politik të prokurorisë, shpesh me vetdashje për të qenë poltikisht korrekt.

Ndryshimet në prokuri dhe fillimi I reformës në drejtësi duhet ti japin fund kësaj metode pune, e cila nga një anë tenton të nxjerr “heronjë” ca prokurorë sharlatan dhe nga ana tjetër bën dëme të mëdha politike.

Asnjë çështje e rëndësishme e politikës dhe korrupsionit këto dy dekada nuk është hetuar me seriozitet nga prokuroria, por gjithmonë është bërë zhurmë e madhe dhe në gjykatë ka shkuar “asgjë”, duke ja përcjell topin njëri tjetrit. E njëjta situatë është dhe në dy rastet e fundit. Është vazhdimi I simpotomave të përdorimit politik të prokurisë që duhet të marr fund dhe jo ndonjë ndryshim politik I prokurorisë. Ndryshimi duhet të fillojë!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al