Transmetuar më 04-01-2018, 20:53

Një djalë pesëvjeçar është denoncuar për dhunë seksuale, nga prindërit e një vogëlusheje.

E vogla, ishte duke u kthyer nga institucioni parashkollor privat dhe tha se ishte përballur me djalin që sipas saj e dhunoi seksualisht.

“Më uli pantallonat dhe përdori gishtat duke i futur brenda meje”, - citohet e vogla në mediat indiane.

Fëmija tha se kishte provuar dhimbje ndërsa ai e kishte prekur dhunshëm në pjesët intime.

Këtë rrëfim, vajza ia bëri nënës së saj dhe kjo e fundit denoncoi rastin pranë policisë së vendbanimit të saj në Nju Delhu, Indi.

Vizita mjekësore dhe kontrolli konfirmoi dhunën seksuale nda të voglës 5-vjeçare.

Tani që provat janë të qarta se vajza ishte dhunuar seksualisht nga djali pak muaj më pak se 5 vjeç, ky i fundit është nën hetim penal. Por mosha e tij tejet e mitur pengon drejtësinë të procedojë me burgosje.

“Një djalë katër vjeç e gjysmë është nën akuzë për përdhunim, nga një vajzë e grupit mësimor në institucionin parashkollor privat në jug të Delhi”, - thuhet në komunikatën e policisë lokale që kumtoi për mediat, zëdhënësja Dependra Pathak.

Ky është një rast i rrallë i abuzimeve seksuale ku viktima dhe agresori janë në një moshë të tillë. /noa.al/

Delhi 4-Year-Old Accused Of Sexually Assaulting Classmate