Transmetuar më 04-01-2018, 16:47

Kemi bindjen se temperatura e ulët e frigoriferit na lejon që ti ruajmë ushqimet më të freskëta. Por kjo gjë nuk vlen për të gjitha ushqimet, pasi ka jo pak produkte që duhen mbajtur larg frigoriferit dhe Noa.al rendit më poshtë listën e tyre dhe arsyet pse.

Patatet- Dihet të ruhen në vend të freskët dhe të thatë, në një kuti kartoni, por jo në frigorifer, pasi i ftohti shkakton humbjen e ngjyrës dhe kur piqen bëhen më të ëmbla.

Domatet– Ndryshe nga sa mund të mendojmë, domatet rezistojnë më gjatë dhe e ruajnë shijen e tyre kur i lëmë në temperaturë ambienti se sa në frigorifer. Nga temperaturat e ulëta, ato priren që të qullosen.

Bananet- I ftohti i frigoriferit mund ti shkatërrojë bananet, pasi qullosen dhe humbin shijen e tyre, përveçse nxihen.

Buka– Ruajtja në frigorifer e bukës, e dëmton seriozisht atë duke e qullur dhe duke i humbur shijen.

Mjalti- Mjalti është një ushqim i cili duhet mbajtur absolutisht larg frigoriferit, pasi rrezikon të kristalizohet dhe të marrë një shije të shëmtuar.

Shalqini- Kjo gjë nuk vlen kur ai pritet, por deri në momentin që të jetë kokërr e plotë, shalqini nuk duhet futur në frigorifer.

Borziloku- Duhet konsideruar si një lule dhe jo si një bimë. Mënyra më e mirë për ta ruajtur është që ta fusni në një vazo me ujë, shkruan noa.al. Nëse mendoni se e ruani në frigorifer, atëherë ai do të thahet, do të humbë aromën dhe do lëshojë shije tek produktet e tjera.

Kastravecët dhe specat- I ftohti i frigoriferit përshpejton dëmtimin e jashtëm të tyre. Për ti ruajtur të freskwta më gjatë, ruajini në temperaturë ambienti dhe në një vend të thatë.

Sallata- Sallata e kombinuar me vaj ulliri mund të ruhet shumë mirë në ambient natyral. Nëse e fusni në frigorifer, do qulloset dhe do të kullojë.

Ketchupi dhe salca e sojës- E keni vënë re në restorante që nuk ruhen në frigorifer? Çdo gjë e ka një shpjegim, përbërësit e ketchup përmbajnë produkte konservues të cilët e kanë pësuar procesin e fermentimit dhe nuk prishen. /a.y/noa.al