Transmetuar më 04-01-2018, 12:40
Publicitet

Presioni i lartë i gjakut është një sëmundje e zakonshme dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak se çon në rritje të sheqerit dhe shkakton goditje në zemër dhe shumë sëmundje të tjera.

 

Dieta e dobët ushqimore është shkak për presionin e lartë të gjakut dhe për këtë arsye duhet të kujdeseni mirë për të.

 

Hani ushqime të shëndetshme, zvogëloni futjen e kripës, yndyrës dhe do të rregulloni tensionin e gjakut lehtësisht.

 

Një mënyrë e natyrshme e shëndetshme për të ulur presionin e lartë të gjakut është konsumimi i 3 kokrrave kivi në ditë për të paktën 8 javë.

 

Kivi përmban magnez, i cili ndikon në uljen e presionit të gjakut, si dhe antioksidantë. Përveç kësaj kivi ju bën mirë për trajtimin e hipertensionit dhe për shikimin.

 

Shoqata Amerikane e zemrës, duke ju referuar kërkimit të bërë nga një spital në Oslo, Norvegji tregoi se nëse konsumohen 3 kivi në ditë për 8 javë rresht, luftohet hipertensioni.