Transmetuar më 04-01-2018, 08:23

Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit.

Gjithashtu përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në USA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelpinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 për qind.

Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Por të konsumoni hudhrën si çaj është zgjidhja ideale për shëndetin tuaj.

Shëndeti i zemrës dhe tensioni i gjakut

Çaji i hudhrës ka veti mbrojtëse të zemrës. Një studim i fundit zbuloi se meshkujt që morën pjesë në studim dhe që vuanin nga kolesteroli, arritën të ulnin nivelet me 6-7%, falë ekstraktit të hudhrës. Ekstrakti në fjalë ulte tensionin e gjakut me 5.5%. Pirja e çajit të hudhrës mendohet të ketë të njëjtin ndikim.

Për pastrimin e organizmit

Ekspertët tregojnë se hudhra është përdorur prej shekujsh për të disifektuar plagët, apo edhe për të trajtuar sëmundjet e mushkërive, sidomos në rastet kur shfrytëzohet avulli i çajit të saj. Lëngu i hudhrës dhe ekstraktet vajore parandalojnë zhvillimin e shumë baktereve, viruseve dhe mykut. Efikasiteti i hudhrës vjen si pasojë e alicinës, një element që çlirohet kur hudhra shtypet, pritet ose kafshohet.

Si ta përgatisni çajin e hudhrës

Disa lloje të çajit kanë si elementë përbërës mjaltin dhe limonin. Përgatitja e çajit të hudhrës kërkon tre thelpinj hudhër të copëtuar për të çliruar alicinën. Zieni një filxhan me ujë dhe më pas hiqeni nga zjarri. Shtoni thelpinjtë e hudhrës dhe lërini të qëndrojnë për pak minuta. Nëse preferoni shtoni limonin dhe mjaltin.

Këshilla për përdorimin e hudhrës

– Të sëmurët, që vuajnë nga tensioni i ulët, nuk duhet të hanë hudhër.

– Këshillohet përdorimi i 3 deri në 10 thelpinj hudhre në ditë kundër sëmundjeve.

– Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën.

– Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit.

– Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë për të mos humbur vitaminat, që ajo përmban.

– Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.

– Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj.

– Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat, që kalbin lëndën organike. /b.l/noa.al/