Transmetuar më 03-01-2018, 15:03

Orët e para të ditës mbeten me kthjellime të shkurtra por me vranësira të shpeshta dhe reshje afatshkurtra në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur vranësirat largohen nga territori shqiptar.

Gjatë pasdites, moti vijon kryesisht me kthjellime deri vonë në mbrëmje kur vranësirat ri-shfaqen në zonat Veriore ndërsa gjatë natës, pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Perëndimi dhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Problematike situata paraqitet në zonën e Alpeve të Europës ku priten reshje të dendura dëbore si edhe stuhi të fuqishme të erës.

Por gadishulli Iberik dhe pellgu Mesdhetar paraqiten kryesisht të kthjellëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në Veri dhe Verilindje të kontinentit. /b.l/noa.al/