Transmetuar më 03-01-2018, 13:51

Katër deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, u dënuan ditën e sotme nga Gjykata Themelore e Prishtinës, duke u gjetur fajtorë për hedhjen e gazit në Kuvend.

Deputetët e dënuar janë Albin Kurti, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me 1 vit e gjashtë muaj burgm ndërsa Albulena Haxhiu 1 vit e tre muaj.

Sakaq Faton Topalli u dënua me 1 vit e dy muaj burg. Bazuar në vednimin e gjykatës, këto vendime nuk ekzekutohen, në rast se katër deputetët në harkun kohor të dy viteve, nuk konsumojnë vepër tjetër penale.

Asnjëri prej deputetëve nuk ndodhej në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit. Ata u shpallën fajtor se në fundi të vitit 2015, duke përdorur të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta pengojnë dhe e kanë penguar punën e Kuvendit.

Ky veprim i tyre erdhi si kundërshtim ndaj marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin. /a.y/noa.al