Transmetuar më 03-01-2018, 08:24

Viti i Ri nisi në mënyrën më të rëndë të mundshme në vendin tonë, ku një djalë i ri humbi jetën teksa ishte ngjitur në tarracën e shtëpisë për të hedhur dhe parë fishekzjarret.

Fillimisht u tha se 16-vjeçari Klejdi Gjeta, u godit prej fishekzjarreve, por eksperiza konfirmoi se ishte një plumb ai që i mori jetën teksa kishte dalë për të hedhur fishekzjarret.

I riu u gjet i pajetë nga familjarët, të cilët nga atmosfera festive u përfshinë nga morti.

Ngjarja e rëndë u shënua në Kurbin, por kushëriri i tij Gjergj Marku, ka bërë një dedikim prekës në Facebook.

Postimi i plotë

Klejdi, nuk duhej të ishte kurban i festimeve absurde në KURBIN!

Klejdi Gjeta, 16-vjeçari që ndërroi jetë natën e ndërrimit të viteve në Kurbin, pikërisht prej marrëzisë që manifestohet nga disa persona në Kurbin duke “përuruar” festën e madhe të ndërrimit të moteve me kallashnikovë, nuk e meritonte këtë fund.

Dhe prej faktit se familja e tij ka hequr jo pak taksirate. Nuk di si ta ngushelloj babain e tij Ndrecën, një person aq i dashur dhe punëtor (kushëri imi), që me jetë të ndershme në kufijtë ekstreme të mbijetesës, ia kishte dalë të përballonte edhe fatkeqësitë dhe jo pak probleme që e kanë ndjekur familjen e madhe të tij prej vitesh.

Klejdi ishte gëzimi i familjes, i shuar padrejtësisht mbi çatinë e shtëpisë kur të gjithë e prisnin në sofrën e festës, ndersa e gjetën lartë në tarracë në “Sofrën e vdekjes” të goditur nga ndonjë plumb qorr, sipas gjasave, që derdheshin pa adresë gjithandej Kurbinit.

Kur dreqin do zemë mend si shqiptarë, për të mos iu drejtuar armëve edhe për festa?! /a.y/noa.al

Qëlluan me armë zjarri në fshatin ku vdiq një adoleshent, arrestohen 3 djemtë

Një djalë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë, dyshohet se u vra nga fishekzjarrët