Transmetuar më 02-01-2018, 22:05
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 3 janar 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi. Duhet të jeni të kujdesshëm pasi Venusi do ju kthejë shpinën dhe kjo mund të krijojë tensione në çift. Lajmet e mira do ju vijnë nga puna. Qendroni optimistë pasi lajmet e mira do ju vijnë për shkak se Hëna dhe Mërkuri janë në favorin tuaj.

Demi. Do të jetë një javë e bukur për ju ku do të relaksoheni dhe do të rifitoni energji. Ndoshta dashuria ju ka futur në mendime gjatë periudhës së fundit por në në fund ka lajme të mira për ju. Qetësinë do e gjeni përkrah një personi special

Binjakët. Ditë të mira pritet që të vijnë për ju në aspektin romantik. Më në fund periudha e gjatë e grindjeve në çift do të përfundojë. Përsa i përket punës mos e merrni me ankth. Ju do të hasni disa probleme por në fund do jeni ju që do triumfoni. Ju pret një vit i bukur.

Gaforrja. Lajme të këqija në marrëdhëniet në çift për të gjithë personat e kësaj shenje. Konfliktet dhe tensioni do të rriten dhe do e bëjnë të trishto ditën tuaj. Përsa i përket punës, duhet të zbatoni një këshillë: Shmangni diskutimet sfiduese.

Luani. Në marrëdhënien tuaj do të bjerë disi entuziazmi i romanticitetit. Megjithatë nuk duhet të mërziteni, pasi nuk do të ketë grindje por një lloj qetësie. Lajme të mira vijnë për ju në aspektin profesional ku do të mund të merrni një konfirmim që e prisni me padurim.

Virgjëresha. Nëse gjatë periudhës së fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë në dashuri, ka ardhur momenti i ndryshimit. Venusi do jetë në favorin tuaj duke gjetur zgjidhje për situatat e komplikuara. Megjithatë gjërat nuk duken mirë në aspektin profesional pasi disa projekte po ecin me ritme të ngadalta por mos e humbni vetëbesimin.

Peshorja. Nuk do të mungojnë tensionet në dashuri për personat e kësaj shenje. Nëse ju frikëson vetmia duhet që ta dini që fillimisht duhet të jeni mirë me vetveten në mënyrë që të ndjeheni mirë edhe me të tjerët. Përsa i përket beqarëve njohjet e reja janë pranë. Takime interesante edhe në punë.

Akrepi. Ditët romantike do të rikthehen në lartësinë e duhur për ju. Duke pasur Venusin përkrah, dashuria juaj do jetë e zjarrtë. Bëni kujdes me vendin e punës. Mos bëni veprime të nxituara. Ndoshta duhet t’i jepni kohë vetes në mënyrë që të veproni me qetësi.

Shigjetari. Periudhë e mirë vazhdon të jetë aktive për ju. Venusi garanton suksese dhe mundësi të reja për ju në dashuri. Gjatë javëve të fundit Periudha romantike ka qenë shumë e lartë për ju. Megjithatë kujdes, mos bini pre e nervozizmit. Prisni lajme të mira në punë.

Bricjapi. Gjatë ditës së sotme planeti i dashurisë hyn direkt në qiellin tuaj. Dashuria do të bëjë ditën tuaj akoma më të bukur. Në lidhje me punën gjithçka do të vazhdojë qetë.

Ujori. Gjatë kësaj ditë do të jeni të rrethuar nga dashuria. Nëse jeni me pushime, dita do të jetë akoma më e bukur. Në punë do të keni nj moment nervozizmi por mos i jepni peshë. Sidoqoftë asgjë për tu shqetësuar.

Peshqit. Mos e humbisni besimin te vetja pasi kjo ditë do ju japë dhimbje koke. Vijoni të shijoni ditët festive pasi gjithçka është e destinuar të zgjidhet. Ajo që duhet të bëni është që të tregoheni të ftohtë ndaj nervozizmit./a.k/noa.al/