Transmetuar më 01-01-2018, 12:47

Një ndjekje si nëpër filma, e për më tepër, gjatë ndërrimit të viteve, ndodhi në Tiranë, pasi policia u vu në ndjekje të një të dyshuari.

Gjithçka erdhi pak pasi kishte hyrë viti i ri 2018, raporton noa.al.

Te sheshi Shqiponja në kryeqytet, një grup forcash nga Policia Rrugore e Tiranës ishin duke kryer kontroll me drager.

Nën efektin e alkoolit një djalë i riu nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar, por i dha gaz makinës duke “fluturuar” në superstradë.

Me të parë që personi i refuzoi ndalimin, një makinë policie ngriti sirenat dhe u sul në ndjekje.

Për disa minuta kjo ndjekje ka vazhduar pa ndalim.

I dyshuari ecte me shpejtësi dhe doli nga superstrada që lidh Tiranën me Durrësin dhe devijoi djathtas në rrugën që të çon në Rinas dhe aeroport.

Atje, ai u arrit të ndalet nga makinat e dubluara policore që po e ndiqnin.

I riu, siç shikoni edhe videon, u kap në rrugën e Rinasit pas ndjekjes nga Policia Rrugore dhe më pas u shoqërua për në Komisariat.

Ai akuzohet për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Por pse Policia e ndali këtë person te sheshi Shqiponja?

Një burim zyrtar policor i tha NOA-s se ai ishte i kërkuar edhe për një ngjarje ku ka dhunuar një femër. /noa.al/