Transmetuar më 31-12-2017, 18:32

Kanë mbetur edhe pak ora nga ndërrimi i viteve 2017/2018, ndërsa shumë njerëz kanë nisur urimet.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ndërrimit të viteve ka uruar nëpërmjet një video-mesazhi.

Ai ka uruar të gjithë shqiptarët për përmbylljen e vitit 2017, të cilin ai e konsideron vit të suksesshëm për Kosovën.

Thaçi shprehet se viti 2017 nuk ka qenë i lehtë por u mbyll me sukses.

“Ia dolëm që të mbajmë me sukses dy palë zgjedhje, të bëjmë hapa tjerë vendimtarë duke shtrirë sovranitetin tonë në çdo anë të Kosovës”, ka thënë Thaçi./a.k/noa.al/