Transmetuar më 31-12-2017, 13:33
Publicitet

Tiranë, NOA.al- Orët e para të ditës paraqiten kryesisht të kthjellëta ndërsa gradualisht vranësirat shfaqen në Veriperëndim dhe Perëndim të territorit duke sjellë edhe reshje të pakta e të izoluara në mesditë. Pasditja do të shtojë vranësirat dhe shirat në territor deri në mbrëmje kur pritet intensifikim i përkohshëm i reshjeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë, në të gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e Europës mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Problematike situata paraqitet në Europën Perëndimore dhe zonën e Alpeve reshje të cilat në mbrëmje zhvendosen drejt Ballkanit. Edhe Veriu i Europës dhe pjesërisht zonat Qendrore mbeten me vranësira të shpeshat dhe reshje të pakta shiu e dëbore.

Ndërsa Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të vijojnë nën ndikimin e motit kryesisht të kthjellët.