Transmetuar më 30-12-2017, 15:07

Territori dominohet nga mot i kthjellët dhe i ftohtë gjatë gjithë ditës perjashtuar ekstremin Verior dhe zonat Verilindore ku gjatë pasdites shfaqen edhe vranësira kalimtare.

Edhe orët e natës do të mbeten nën dominimin e mot të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konste gjatë mëngjesit por kthjellimet e mesditës sjellin rritje me 2 – 3°C të temperaturave në territor.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Europa

E gjithë shtrirja Perëndimore e Europës nga Portugalia në Norvegji duke përfshirë edhe ranonin e Detit Balltik dominohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëbore si edhe me stuhi të shpeshta ere.

Po ashtu, zona e Alpeve Europiane përfshihet gjatë mbrëmjes nga reshjet e dëborës. Ndërsa Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Qendrës dhe Jugut të Europës dominohen nga mot i kthjellët por i ftohtë. /b.l/noa.al/