Transmetuar më 30-12-2017, 11:44

Një shqiptar është masakruar për vdekje me thikë, mbrëmjen e së premtes në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Piacenza, ku viktima është identifikuar si 31-vjeçari Ervin Tola.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23.30 të mbrëmjes së djeshme, në lokalin ‘Oldtimer’ në rrugën Nasolini.

Viktima ndodhej brenda lokalit, kur dhe shpërtheu një sherr plot kërcënime dhe fyerje, ku një person, nxori një thikë dhe ia nguli viktimës në kraharor.

Menjëherë pas krimit i dyshuari u zhduk bashkë me armën e krimit.

I riu shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagës së marrë, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al