Transmetuar më 28-12-2017, 11:30

Transferta e fundit më e shtrenjtë ka qenë ajo e mbrojtësit Virgil van Dijk, i cili ka kaluar nga Southampton tek Liverpool për 84 milionë euro, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.

Kështu qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk ka hyrë në histori të futbollit si mbrojtësi më i shtrenjtë i transferuar ndonjëherë.

Para tij janë bërë po ashtu transferime të mëdha, ku i dyti rendite Kyle Walker për 60 milionë euro, ndërsa top pesëshen e mbyllin Mendy 57 milionë euro, Stones 56 milionë euro dhe David Luiz 49.5 milionë euro.

10 futbollistët më të shtrenjtë:

1- Virgil Van Dijk 85 milionë euro

2- Kyle Walker 60 milionë euro

3- Benjamin Mendy 57 milionë euro

4- John Stones 56 milionë euro

5- David Luiz 49.5 milionë euro

6- Rio Ferdinand 46 milionë euro

7- Nicolas Otamendi 44.6 milionë euro

8- Thiago Silva 42 milionë euro

9- Leonardo Bonucci 42 milionë euro

10• Liliam Thuram 41.5 milionë euro.