Transmetuar më 26-12-2017, 16:30

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë të Kuvendit, Aqif Rakipit të PDIU-së dhe Gledjon Rehovicës të LSI-së.

Hetimet për dy deputetët kanë nisur gjashtë muaj më parë nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi preken nga ligji për dekriminalizimin. 

 Rezulton se dy deputetët nuk kanë deklaruar emrat që kanë përdorur në Itali dhe rezultojnë të arrestuar për vjedhje. 

Të dhënat kanë dalë nga gjurmët e gishtave dhe mësohet se janë dërguar nga Interpol Roma.

Kërkesa e firmosur nga Rovena Gashi, shefja e sektorit të dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. /b.l/noa.al/