Transmetuar më 26-12-2017, 14:53

Kina vijon të mahnisë me ndërtime dhe vepra spektakolare.

Së fundmi është ndërtuart një urë spektakolare, e gjitha prej xhami.

Më shumë se 3 mijë persona morën pjesë në inaugurimin e urës më të gjatë në botë, prej xhami.

E ndodhur në zonën piktoreske të Hongyagut, në kontenë Pingshan, në provincën veriore të kinës, Hebei, ajo ofron një panoramë unike gjeografike, me pamje magjepsëse të maleve përreth, ujëvara natyrore, qytete antike dhe tempuj, të cilat njerëzit mund ti shohin nga një lartësi prej 218 metrash.

Vizitorët kanë mbetur të mahnitur nga vepra e fundit ku kanë ecur mbi urë dhe kanë shkrepur fotografi.

Ura prej xhami është projektuar të mbajë deri në 3 mijë persona./a.k/noa.al/