Transmetuar më 25-12-2017, 21:58

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kamer Qaka, me shumë mundësi do të luajë në “Serinë A” gjatë vitit që po vjen.

Futbollisti i talentuar i cili aktivizohet në kampionatin rumun, ka përfunduar në radarin e Sampdorias.

Futbollisti 22-vjeçar ka dhuruar performancë të shkëlqyer në Rumani me skaudrën Politehnica Iasi dhe interesimet për të kanë qenë të shumta.

Sampdoria duket se ka ofertë më konkrete pasi është gati të japë 1 milionë euro për mesfushorin i cili debutoi më kombëtaren shqiptare në miqësoren kudnër Turqisë./a.k/noa.al/