Transmetuar më 25-12-2017, 07:56

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, uron gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Duke publikuar një fotografi festive në Facebook, ai uron që Zoti të bekojë Shqipërinë.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë dhe të gjithë shërbëtorëve të Zotit në kishat, katedralet, dhe manastiret e dioqezave shqiptare, në vendlindje dhe diasporë, Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, krerët e politikës shqiptare pritet të shprehin urimet me drejtuesit e kishës katolike dhe ortodokse në vend.

Ashtu siç është bërë traditë pas këtyre vizitave, jepen dhe mesazhet e urimit për gjithë shqiptarët. /a.y/noa.al