Transmetuar më 24-12-2017, 17:35

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës, në aksin rrugor Gjakovë-Pejë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 persona dhe kanë mbetur të plagosur 3 të tjerë.

Mediat vendase shkruajnë se nga përplasja e 2 automjeteve kanë humbur jetën një burrë 42-vjeçar dhe një grua 65-vjeçare.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet./a.k/noa.al/