Transmetuar më 24-12-2017, 07:42

Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovison 2018”, me këngën “Mall” e kënduar nga këngëtari Eugent Bushpepa.

Është kjo kënga e shpallur fituese në Festivalin e Këngës në RTSH, mesnatën mes të shtunës dhe të dielës.

Në vendin e dytë të festivalit të 56 u rendit Redon Makashi me këngën “Ekzistoj”.

Sakaq vendin e tretë u rendit Inis Neziri me këngën “Piedestal”.

Kënga fituese është shkruar dhe kompozuar nga vetë Bushpepa dhe ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2018 i cili këtë vit do të zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë. /a.y/noa.al