Transmetuar më 22-12-2017, 13:39

Cristiano Ronaldo do ta mbajë mend 2017-tën si një nga vitet më të mira të karrierës së tij, nëse jo më i miri. Lojtari i Real Madridit e mbyll vitin me tetë tituj, pesë në nivel klubi dhe tre në një kapacitet personal, duke thyer rekordet historike.

1.Liga

Ai kontribuoi me 25 gola dhe 6 asiste për Zidanen, që fitoi titullin e tij të parë të La Liga-s. Në ndeshjen vendimtare që Real Madridi ka luajtur në “La Rosaleda”, ai mori dy minuta për të hapur rezultatin dhe përfundoi kampionatin e La Liga-s si golashënuesi i tretë i lartë i kampionatit dhe golashënuesi më i mirë i ekipit të tij.

2. Champions

12 gola dhe 6 asiste në 13 lojëra dhe një fazë përfundimtare të garës, me të dhëna të jashtëzakonshme: dy gola ndaj Bayern Munich, “hat-trick” me gjermanët në “Santiago Bernabeu” dhe një tjetër “hat-trick” kundër Atletico në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Bernabeu”. Kundër Juventusit, në finale, realizoi dopietë. Disa gola që e ndihmuan atë të përfundonte si lojtari më i mirë në Ligën e Kampionëve.

3. Superkupa e Europës

Ai ishte një zëvendësues në ndeshjen kundër Manchester United (2-1) dhe ka luajtur vetëm në shtatë minutat e fundit për Karim Benzema.

4. Superkupa e Spanjës

Zidane nuk e përdori atë për ndeshjen në “Camp Nou”. Portugezi erdhi nga pankina në minutën e 57-të, duke zëvendësuar Benzemanë dhe në minutën e 80-të shënoi një gol (1-2) dhe e afroi Real madridin më afër titullit. Sipas telesport, CR7 u dërgua jashtë fushe për një karton të verdhë të dyfishtë: hoqi fanellën e tij në festimin e golit dhe për simulim. Ai e shtyu gjyqtarin dhe u sanksionua me pesë ndeshje.

5. Botërori për Klube

Vendimtar. Ai shënoi dy gola: një për barazim kundër Al Jazira (Bale realizoi të dytin) në gjysmëfinale dhe golin e vetëm të finales, nga një goditje e lirë. Portugezi e përfundoi këtë turne si lojtarin i dytë më i mirë, pas Modric.

6. Lojtari më i mirë i UEFA-s

Në gusht, në Monako, ai fitoi çmimin e “Lojtarit më të Mirë në Europë” për vitin 2017, duke mundur Messin (141 vota) dhe Buffonin (109) në votimin përfundimtar. Nuk kishte asnjë diferencë për habi dhe të gjitha parashikimet u përmbushën. Ylli portugez e fitoi për të dytin vit radhazi këtë çmim. Gjithsej iu bënë katër të tillë (2018, 2014, 2016 dhe 2017).

7. “The Best”

Në nëntor ai mori çmimin “The Best”, i dhënë nga FIFA. Messi dhe Neymar nuk i fituan dot votat maksimale të kapitenëve dhe trajnerëve kombëtarë. Ishte çmimi i dytë radhazi “The Best”, pas 2016.

8. “Topi i Artë”

E fitoi për herë të pestë, duke u barazuar në këtë drejtim me Messin. Ronaldo e mori “Topin e Artë” në Kullën Eiffel. Portugezi e kisha bërë të vetin tashmë këtë trofe individual edhe më parë (2008, 2013, 2014 dhe 2016).