Transmetuar më 22-12-2017, 10:10

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Gjykatën e Apelit, në Athinë të Greqisë, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona ata që kanë hedhur eksplozivin para gjykatës dhe më pas janë larguar me një makinë, ku po i priste një person i tretë.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi, pak pasi në redaksitë e dy mediave greke, pati telefonata ku paralajmërohej shpërthimi.

Ngjarja ndodhi në orën 03.25 të mëngjesit të sotëm në hyrje të Gjykatës së Apelit në Athinë në rrugën Loukareos, ku për pasojë u shënuan dëme të shumta materiale.

Njëri nga të dyshuarit qëlloi drejt rojës, por fatmirësisht pa e plagosur.

Dyshimet paraprake flasin për sulm terrorist, ku dyshohet se mund të jetë kryer nga organizata terroriste “Ola” ose “Kryengritja”. /a.y/noa.al