Transmetuar më 21-12-2017, 21:41
Prezantuesi i njohur Adi Krasta deklaroi sonte gjatë drejtimit të festivalit të 56-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, se ai ishte duke e bërë pa pagesë punën e prezantimit të këtij festivali.
Pak para se të prezantonte Elhaida Danin që erdhi me këngën e saj, z.Krasta tha se ai ishte i papunë duke shtuar se edhe këtë festival po e drejtonte falas.
Kurse shtoi: “Në fakt, jo se pashë ndonjë entuziazëm nga drejtori i Përgjithshëm i RTVSH, Thoma Gëllçi, që të paguhem”.
Më tej Krasta shtoi se megjithatë po e bënte me qejf këtë punë edhe pse pa lekë.
Por a është e vërtetë se Adi Krasta po e bën këtë punë falas?
NOA iu drejtua me një kërkesë informacioni RTVSH-së dhe mbetet në pritje të zbardhë të vërtetën. /noa.al/