Transmetuar më 21-12-2017, 20:50

Nga Ylli Manjani

Ftesë për mendim dhe reagim

Si qytetar i Republikës së Shqipërisë ndjehem i fyer nga vendimi i Qeverisë për të ngritur një varrezë tjetër të huaj në territorin tonë!

Nuk po i hy teknikaliteteve të atij vendimi faqezi, sepse është skandal juridik e llogjik më vete!

Vendimi nuk përcakton asgjë, as vendin e gërmimeve e as vendin ku do ndërtohet gjëma!

E lë të hapur mundësinë që Grekët të ndikojnë direkt tek autoritetet lokale.

Për ca Evro dhe noi pasaportë bëhet kudo një varrezë.

Por jam shumë i fokusuar tek mundësia se si mund të goditet ligjerisht ky Vendim faqezi!

Dy janë mundësitë teorike: të goditet në Gjykatën Administrative të Apelit ose, në Gjykatën Kushtetuese.

Tek kjo e fundit duhen justifikuar papajtueshmëritë me nenet e Kushtetutës.

Kjo përpjekje kërkon mendime dhe sugjerime, veçanërisht nga juristë.

Ndaj mirëpres çdo mendim.

Pra pyetja është: si mund të goditet ligjërisht ky vendim?

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al