Transmetuar më 20-12-2017, 22:54

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Maqedoni.

Një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën ”Xhon Kenedi” në Shkup.

Sipas mediave lokale, vrasja ka ndodhur në lagjen Çair pak para orës 18:00, përballë Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”.

Mësohet se viktima është identifikuar si B.Idrizi, i lindur në vitin 1993, i cili deri në momentin e dërgimit në qendrëm urgjente ka qenë me shenja jete.

I ndjeri është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Autoritetet në vend kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.k/noa.al/