Transmetuar më 19-12-2017, 13:50

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Mësohet se një person (këmbësor) është aksidentuar nga një automjet që më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Vdekja e viktimës është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit./a.k/noa.al/