Transmetuar më 18-12-2017, 21:20

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 17:00 në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, në hyrje të Graçanicës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një këmbësor i moshuar.

Mediat vendase, të cilat citojnë policinë, njoftojnë se i ndjeri është goditur nga një automjet, që më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet përkatesë kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit./a.k/noa.al/