Transmetuar më 17-12-2017, 18:30

Një i ri shqiptar u përball me një aksident të dyshimtë pak pasi ishte arrestuar se shau Greqine në mjedise publike dhe lëvdoi Shqipërinë.

Ngjarja qe raporton noa.al ndodhi tre ditë më parë në sheshin kryesor të qytezës Kiu në Argos te Greqisë.

I riu shkoi tek ATM e bankës NBG dhe donte të tërhiqte paratë e punës por konstatoi se aty nuk kishte asnjë euro.

I irrituar nisi të bërtiste në shesh duke sharë grekët e duke folur me lavde për shqiptarët. Po ashtu theu ATM dhe në këto momente u arrestua nga policia.

Dy ditë më vonë sot, i riu u la i lirë nga gjykata e Argos.

Por me të dalë në liri ndodh aksidenti i dyshimtë. Teksa ishte duke ecur pranë Agjios Vasileos një autobus e përplas nga pas duke e plagosur.

I dëmtuar u dërgua në spitalin e Argos pa rrezik për jetën. /noa.al/