Transmetuar më 16-12-2017, 12:04

Erërat e forta kanë rrëzuar minaren e një xhamie, shumë të frekuentuar nga besimtarët myslimanë.

Bëhet fjalë për një xhami të vjetër të qytetit të Deçanit, në Kosovë, e cila ishte riparuar pas luftës.

Siç mund të shihni në fotografi, minareja është rrëzuar në rrugë, por fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mehmet Uka”, gjatë natës mes të premtes dhe së shtunës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.

Hoxha i xhamisë, Murat Thaçi, ka publikuar në Facebook pamje nga xhamia e dëmtuar ku shkruan, “Sonte në ora 01:10 minuta të datës 16.12.2017 për shkak të erës së fortë rrëzohet minarja e xhamisë së vjetër në Deçan. Falënderojmë Zotin, pa pasoja në njerëz”. /a.y/noa.al