Transmetuar më 15-12-2017, 16:23
Publicitet

"Ne të dy jemi kuksianë, e traditat i respektojmë, por kjo nuk do të thotë që ne duhet ta privojmë veten nga kënaqësitë e dhomës së gjumit.

Kemi 10 vite bashkë edhe po të njëjtën rutinë bëjmë çdo nate.

Kam studiuar psikologji dhe kuptoj që sa rëndësi ka të kënaqesh në shtrat. Me pak fjalë ja shpjegoj burrit që dhe seksi i egër duhet bërë, por ai thotë ta qep se është turp kush më dëgjon.

Po pse na qenka turp?

Turp është me tradhëtu e me u shtir sikur je e kënaqur. Ja shpjegoj dhe me video, ai më kërcënon që do më heqë nga puna.

Si ta bind atë të shkretë që kështu nuk vazhdohet? Që na duhen emocione?

Jam e re dhe kam nevoja të tjera, pastaj thonë që nga një seks i paparë dalin dhe fëmijë të shëndetshëm.

Por burri im dy gjëra di e t’më thotë si s’më vjen turp që bëj të tilla propozime.

A ka pas kush një hall si timin? Si e keni zgjidhur?”, shkruan ajo. /ShkodraNews