Transmetuar më 15-12-2017, 12:18

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur në banesën dhe biznesin e një efektivi policie në Fushë Krujë.

Gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, në Fushë-Krujë, në oborrin e pronës private 3- katëshe banesë dhe biznes në katin e parë të shtetasit Sh. Isufi, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Aktualisht po hetohet për ta zbuluar konfliktet që mund të ketë pasur i zoti i shtëpisë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese