Transmetuar më 15-12-2017, 12:06

Zbulohet një arsenal armësh dhe një sasi prej 138 kilogramë lëndë narkotike, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Zbulimi u bë nga policia e Janinës gjatë së enjtes, ku u gjetën shtatë çanta të mbushura me drogë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 123 pako me marijuanë, të cilat u gjetën të braktisura.

Gjithashtu u gjetën edhe disa automatikë kallashnikovë dhe një numër i madh fishekësh, në zonën pyjore të Xrisorahit.

Dyshohet se lënda narkotike kishte hyrë në territorin grek nga Shqipëria, ndërkohë që mendohet të jetë braktisur gjatë ndjekjes nga policia. /a.y/noa.al