Transmetuar më 15-12-2017, 09:42

Aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Cërrikut.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik- Gramsh, në fshatin Shtëpanjë, ku një 22 vjeçar duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 461 EN ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësoren F.Xh., 68 vjeçe banore e fshatit.

Goditja për të moshuarën ka qenë fatale, duke mos i dhënë asnjë mundësi mjekëve që ta dërgonin në spital për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

Mësohet se gruaja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga makina.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit Amarildo Xhika, 22 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”. /b.l/noa.al/