Transmetuar më 14-12-2017, 23:15

Kush ka një motër ka bekimin dhe fatin e madh.

Hulumtimet e fundit tregojnë se të pasurit motër ju bën më të lumtur dhe më optimist.

Studimi ka anketuar 571 të rinj mes moshës 17 dhe 25 vjet, dhe ka zbuluar se ata të cilët janë rritur me motra kanë qenë më të prirur të jenë të lumtur.

Pjesëmarrësit u janë përgjigjur pyetësorëve psikologjikë, të cilët e kanë vlerësuar shëndetin e tyre mendor dhe optimizmin e tyre.

Duket se vajzat i inkurajojnë vëllezërit e motrat e tyre të jenë më të hapur dhe të komunikojnë për ndjenjat e tyre, e kjo e promovon shëndetin mendor./a.k/noa.al/