Transmetuar më 14-12-2017, 22:03
Një grabitje me armë zjarri është regjistruar një natë më parë në mes të qytetit, ku dy persona u futën në një kazino.
Ngjarja që ka ndodhur në Shime të Kosovës, në kazinonë që gjendet në rrugën “Adem Jashari”.
Grabitësit kanë arritur që të marrin rreth 6 mijë euro, dhe dy telefona celularë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e rajonit të Ferizajt.
“Rasti ka ndodh mbrëmë rreth orës 02:30 në rrugën ‘Adem Jashari’, në një kazino. Dy persona të armatosur, kanë marrë rreth 6 mijë euro.
Policia deri më tani ka arrestuar një person, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë shoqëruar në polici”, ka thënë nënkolonel Basri Shabani, nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt. /k.k/noa.al/