Transmetuar më 14-12-2017, 21:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte, ku një grua i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëhelmuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Stan Karbunarë, ku rreth orës 17:00, 64 vjeçarja me iniciale L.N., u gjet e vdekur brenda në banesën e saj.

Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur gruan të pajetë brenda në banesën e saj duke njoftuar edhe policinë.

Hetimet kanë zbuluar se gruaja është vetëhelmuar me fotoksinë. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë gjendja e rënduar e viktimës e cila prej kohësh jetonte e vetme. (e.c/noa.al)