Transmetuar më 14-12-2017, 20:04

Një 45 vjeçar shqiptar, me precedentë të rrezikshëm kriminale ka rënë sërish në prangat e policisë italiane.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave shqiptarit, identiteti i të cilit iu zbulua dhe sekuestrua 2.5 kg kokainë dhe 10 kg kanabis.

Lënda narkotike u zbulua nga policia gjatë kontrollit në vendin e tij të punës dhe në shtëpi.

Veç të tjerave, u zbuluan edhe armë, municione, xhaketa antiplumb, pasaporta, karta identiteti, licenca dhe certifikata regjistrimi të rreme, telefona celularë dhe karta e krediti.

Sipas policisë italiane, shqiptari mësohet se ka qenë dënuar më herët me 12 vite burg për vrasjen e bashkatdhetarit të tij dhe më pas fshehjen e kufomës. (e.c/noa.al)