Transmetuar më 14-12-2017, 19:12

Ish-ministri i Brendshëm, dhe familja e tij, po kalojnë ditë zie për shkak të ndarjes nga jeta të një pjesëtari të familjes.

Ka qenë vetë ai që e ka publikuar lajmin në rrjetet sociale, ku shpreh dhembje për ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij.

Dritan Demiraj ka shkruar në Facebook, se ai ishte model për gjithë familjarët e tjerë.

“Jetove me nder, e shërbeve si model për të tërë ne”, shkruan ish-ministri në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ka momente kur lutjet për njeriun e afërt nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur midis nesh. Xhaxhai im i dashur Mensur Demiraj, jetove me nder, e shërbeve si model për të tërë ne! Gjithë jetën të kam dashur pa masë, unë dhe gjithë familja jonë e madhe. Të qoftë e lehtë rruga”, shkruan ish-ministri, Dritan Demiraj. /k.k/noa.al/