Transmetuar më 14-12-2017, 17:17

Burg përjetë, është vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda ndaj David Qoses, autori i vrasjes së efektivit të FNSH-së Ardian Kodra.

Vendimi është marrë këtë të premte nga gjykata ku është dëgjuar edhe argumenti i palës mbrojtëse.

Sipas avokatëve të Qoses, ky i fundit nuk ishte mirë mendërisht. Por ka qenë ekspertiza mjeko-ligjore që e ka rrëzuar këtë pretendim të palës mbrojtëse.

Për këtë arsye, gjykata ka vendosur që ta lërë autorinpas hekurave përjetë.

Më 2 shtator 2016, Qosja terrorizoi me armë fshatin e tij në Torovicë të Lezhës ndërsa në operacionin për kapjen e tij humbi jetën dhe efektivi Ardian Kodra, sot ‘Dëshmor i Atdheut’.

Po ashtu, David Qosja akuzohet edhe për tentativë vrasjeje të dy policëve të tjerë. (e.c/noa.al)