Transmetuar më 14-12-2017, 14:30

Koha që kishte qendruar në burg duket se nuk i shërbeu aspak si mësim, pasi sapo përfundoi vuajtjen e dënimit dhe u rikthye në liri, nisi sërish që të vjedhjë.

Saleo Stojani, 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar disa herë më parë, u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Ai akuzohet se rreth orës 21:35 të së mërkurës, në qendër tek rruga “Ded Gjo Luli”, i ka vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, 19-vjeçares N. V., banuese në Valias.

Efektivët e komisariatit nr.3 bën arrestimin e tij, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale iu gjet telefoni i vjedhur.

Stojani rezulton i dënuar disa herë më parë për “Vjedhja” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Nga hetimet e policisë rezulton se i riu është autor i dyshuar i tre ngjarjeve ndodhura gjatë 48 orëve të fundit, ku në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç.

Ndërkohë në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç dhe në rrugën “Ibrahim Rugova” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç.

Nga ana e policisë vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që i riudyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu.

Në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al