Transmetuar më 14-12-2017, 12:59

Një atentat me armë zjari është shënuar paraditen e sotme, ku nga persona të paidentifikuar është qëlluar me breshëri të shtënash ndaj një personi që udhëtonte me makinë në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.55 ku në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të një personi, të cilit i ishte bërë pritë.

Atentatorët kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip “Volkswgen” me targa AA 686 BF, që drejtohej nga 42-vjeçari Dh.Ll, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë.

Mësohet se drejtuesi i automjetit lëvizte i vetëm me automjet, dhe nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim.

Në vendin e ngjarjes siç mund të shihni në fotografi, janë sekuestruar disa gëzhoja.

Ndërkohë forca të shumta policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Aktualisht grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al