Transmetuar më 14-12-2017, 11:38

Dy persona janë vënë në pranagt e policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Euro 2”, të akuzuar për falsifikim parash.

Të arrestuarit janë Genci Muja, 37 vjeç, banues në Krujë dhe Denis Ibrahimi, 21 vjeç, banues në  Fushë Prezë.

Dy të rinjtë e arrestuar mbrëmjen e së enjtes, akuzohen se veçmas nga njëri- tjetër, kanë përdorur 300 euro të dyshuara të falsifikuara, të prerjeve 50 dhe 100 euro, në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se Muja dyshohet dhe si autor i ngjarjes së ndodhur më 25 nëntor në rrugen “Aleksander  Moisiu”, në një pikë karburanti, ku  dyshohet se i ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant një kartmodhë 100 euro e dyshuar si e falsifikuar.

Aktualisht policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale që  dyshohet se mund të ketë  kryer në këtë fushë.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Mashtrimi”. /a.y/noa.al