Transmetuar më 14-12-2017, 11:11

Përfundojnë hetimet për autorin e dyshuar për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, ngjarje e cila tronditi mbarë vendin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për 53-vjeçarin Fadil Kasemin i cili vrau me armë ziarri  ish-bashkëshorten e tij 39-vjeçare, duke lënë jetim dy fëmijët e tyre.

Organi i akuzës e përball të dyshuarin me tre vepra penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familaje”, “Rrëmbim dhe mbajtje peng personi” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ngjarja ndodhi më datë 31, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, në kohën që Hafizi, doli nga parukeria dhe u fut brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë, tip ‘Benz’ me targa AA 880 OS.

Në këtë kohë u afrua Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të Hafizit, duke e lënë të vdekur në vend. /a.y/noa.al